Man City ka gati 45 milionë euro për yllin e Leicester

Manchester City duket se nuk do të jetë krejtësisht pasiv në merkaton e janarit.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka disa telashe me mbrojtjen dhe duket se pikërisht në atë repart do të synojnë të afrojnë përforcime.

‘Aksam Spor’ shkruan se kampionët e Premierligës kanë ofruar 45 milionë euro për Çaglar Soyuncu, transmeton lajmi.net.

Lojtari thuhet se kërkohet nga Guardiola me çdo kusht, dhe tashmë City janë gati për negociatat.

Leicester pritet të kërkojë deri në 70 milionë euro për kartonin e lojtarit.