Manchester City triumfoi ndaj Cardiff, rikthehet në krye të tabelës (video)

Manchester City e ka mposhtur Cardiff City-n në ‘Etihad Stadium’ me rezultat 2 – 0 në kuadër të xhiros së 33-të, si dhe është rikthyer në krye të tabelës së Premier Ligës.

Ishte Kevin De Bruyne ai, i cili zhbllokoi rezultatin që në minutën e gjashtë të takimit për   1 – 0.

Pa përfunduar pjesa e parë, nikoqirët shënuan edhe një herë në minutën e 44-të me anë të Leroy Sane për 2 – 0.

Kjo fitore e pozicionon Manchester Cityn në krye të tabelës me një pikë më shumë se rivali i sivjetmë për titull, Liverpool.

Cardiff City mbetet në zonën e rrezikut, në pozitën e 18-të në tabelë dhe rrezikon rënien nga elita e futbollit anglez.

https://streamable.com/nukkf