“Me ma përmend rrahjen, ma mirë me më vra” – A u rrah me “stupc prej druri?” Gjergj Dedaj nervozohet në Speciale

Ish-ambasadori, Gjergj Dedaj është nervozuar sot me pyetjet e prokurorit në Speciale.
Ai tha se shkaku i asaj që ka ndodhur gjatë kohës së luftës, është fyer e poshtëruar në media.

“25 vite nga ajo datë kam jetuar si gjarpëri në gurë. I fyer, i poshtëruar nga opinioni anti – UÇK se gjoja çka ka ndodhë atë ditë, se me çdo kush me e denigru UÇK-në në mënyra të ndryshme. Jam fyer nëpër media. Unë do të duhej të isha në anën e çlirimtarëve, unë ju respektoj, me zmadhu këtë rast nga një gjykatë ndërkombëtare, por faji është tek mediat dhe tek qarqet serbe. Aty kena polemika, si mund të shtyhen në debate, kaq”, tha ai.

Prokurorja: Mos të flasim me fjalët, shërbimi intelegjent serb.

Në një moment, Dedaj foli edhe për llafet se është rrahur “me bishta të sëpatave”.

“Absolutisht rren. Po e ekzagjeroj pak, por mu s’ka shqiptar në Kosovë që ngritë dorë në mu. Me ma përmend rrahjen, ma mirë është me më vra. S’jam burrë që rrahna. S’mundet kërkush me më rrah”, tha ai./Fokusi.info/