Mësohet se si do të duket rruga “Model” në qendrën historike të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar pamjen që do ta ketë rruga në qendrën historike të Prishtinës.

Ahmeti ka publikuar disa fotografi në në rrjetin social Facebook.

Ai ka theksuar sa projekti që u hartua, sipas tij, nga Trashëgimia Kultutrore pa Kufij (CHwB Kosova), do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge.

“Viti 2020 filloi me lajme të mira. Dritë e gjelbër për procedurat e prokurimit mbi rigjenerimin e rrugës Mehmet Kaçurri (Rruga Model) në qendrën historike të Kryeqytetit. Projekti i cili u hartua nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.