Miftari: Nëse Hamami i Vushtrrisë ka qenë një kishë, kjo nuk ka qenë një kishë dubrovnikase ose raguziane, por ka qenë një kishe paleo-kristiane shqiptare

Në një lidhje të drejtpërpdrejt në emisionin “Ditë të Mbarë” në RTV 21, për Hamamin e Vushtrrisë, ka folur historiani Izet Miftari nga Vushtrria.

Miftari ka hedhur dritë mbi të kaluarën e këtij monumenti për të cilën pretendohet edhe nga autorë të tjerë të ketë qenë një kishë, megjithëse debati varion se çfarë kishe mund të ketë qenë ky monument, për të cilin Miftari thotë se mund edhe të ketë ndëruar destinim.

Ai thotë se edhe Hamami i Vushtrrisë mund të ketë pasur fatin e Hagia Sophias, kishës së famshme bizantine në Stamboll, që mund të jetë shndrruar më vonë në diçka tjetër.

“Nëse Hamami i Vushtrrisë ka qenë një kishë, kjo nuk ka qenë një kishë dubrovnikase ose raguziane, por ka qenë një kishe paleo-kristiane shqiptare” ka thënë Miftari në lidhje të drejtpërdrejtë në RTV 21 në emisionin “Për Ditë të Mbarë”.