Milaim Zeka i fton Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin në partinë e tij, pas bojkotimit të Isa Mustafës

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, i ka ftuar Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin që t’i bashkohen partisë së tij.

Zeka ka thënë se me Veliun dhe Hazirin kishin mundur të bëhen ndryshime radikale në skenën politike të Kosovës.

“Më mirë me ardhë me mua, sesa me ndejtë me njeriun më anti LDK, Isa Mustafën”, ka shkruar Zeka.

Haziri dhe Veliu nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së që ende po mbahet.