Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit për rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 689 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

23 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.322 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 821.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 689 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 433.