Mushkolaj: S’mjafton dorëheqja e Isës, bashkë me të të shkojë edhe ekipi i tij që e shkatërroi LDK-në

Rezultatet e dobëta që pati Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje bëri që Isa Mustafa të jap dorëheqje nga drejtimi i kësaj partie.

Mustafa zyrtarisht deklaroi se largohet nga posti i kryetarit të kësaj partie, duke thirrur mbledhje të kuvendit, në mënyrë që të emërohet edhe lideri i ri partiak.

Por pas kësaj ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, e që sipas tij nuk mjafton vetëm dorëheqja e Isa Mustafës.

Mushkolaj deklaroi se bashkë me Mustafën duhet të shkojë edhe ekipi i tij, që e shkatërroi LDK-në.

“Nuk mjafton vetëm dorëheqja e Isës. Bashkë me të duhet të shkojë edhe ekipi i tij, që e shkatërroi LDK’në”, tha ai.

Ndryshe duhet përkujtuar që pati vërejte të mëdha sa i përket udhëheqjes së LDK-së në drejtim të Isa Mustafës, Agim Veliut e disa emrave të tjerë që ndër vite vazhdojnë të jenë në udhëheqjen e lartë të partisë.