Moldavia shtang Poloninë dhe i vë ‘flakën’ grupit të Shqipërisë

Me Shqipërinë që pret tashmë dy ndeshjet e fundit në nëntor, kuqezinjtë kanë qenë direkt të interesuar të ndeshjeve të tjera të grupit E kualifikues. Republika Çeke u ngrit në këmbë pas shembjes në Arena Kombëtare, duke mundur 1-0 Ishujt Faroe. Goli me penallti i Soucek i sjell çekët në kuotën e 11 pikëve, -2 nga Shqipëria. Më e rëndësishme për Sylvinho e të tjerët ishte përballja mes Moldavisë e Polonisë. 1-1 që është një asist për Shqipërinë që mund të ruajë vendin e parë edhe me një humbje në Zimbru me moldavët.

Me 9 pikë, Moldavia do të luajë në shtëpi me Shqipërinë në 17 nëntor. Kuqezinjtë me 13 pikë mund të ruajnë vendin e parë, në rast se Polonia dhe Republika Çeke do të barazojnë në Varshavë. E njëjta situatë do të përsëritej edhe në rast se fitojnë polakët, duke qenë nën kuqezinjtë me golavarazh në ndeshjet direkte. Sidoqoftë Shqipërisë do t’i duhet të paktën një pikë në dy ndeshjet e fundit për kualifikimin në Euro 2024 për tu kualifikuar.