Momenti kur vetura i futet në zyrën e punës (video)

Kjo grua ishte duke bërë thjesht punën e saj kur një moment papritur në zyrën e saj është futur një makinë me shpejtësi të madhe.

Gruaja në video është në një ditë të zakonshme pune e madje në momentin kur ka ndodhur incidenti ka qenë edhe duke folur në telefon.

Ajo është një punonjëse e zyrës së shërbimit të klientit dhe ndërsa është në telefon edhe përpiqet t’u përgjigjet e-maileve sikurse një ditë të zakonshme pune.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas, Hjuston ku në shumë pak sekonda thuajse çdo gjë kthehet kokë poshtë. Është një fraksion sekonde kur shoferi tenton të marrë kthesë dhe shkel me fuqi gazin duke përfunduar në zyrë.

Fatmirësisht nuk pati dëme dhe askush nuk u lëndua përveçse dëmeve materiale. Pra si duket edhe nga pamjet shoferi në vend që të vendoste këmbën në frena i ka dhënë gaz makinës.