Mosmarrëveshje për parking, sulmohet një person, përfundon në QKUK

Një person është sulmuar në Çikatovë të Re të Drenasit.

Sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje për parking.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor QKMF Gllogoc e me pas është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor QKMF Gllogoc e me pas është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.