Moti në fillim të javës së re

Sot në tërë rajonin tonë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell, vranësira të herëpashershme si dhe me rrebeshe sporadike shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë do të jenë të theksuara vonë pasdite veçanërisht në Kosovë

Edhe të hënën në tërë rajonin pritet të kemi mot të ngjashëm sikurse sot por rrebeshet do të jenë edhe më të rralla. Rrebeshe sporadike priten edhe në bregdetin shqiptar, veçanërisht në pjesën veriperëndimore, duke mos përjashtuar edhe viset tjera.

Nga e marta pritet të kemi ngirtje të lehta të temperaturave dhe do të vazhdojë të mbajë mot me intervale të gjata kohore me deill, por edhe me vranësira të herëpashershme. Reshje më nuk priten./Meteoballkan/