Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm sikurse sot, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në disa rajone kryesisht në Dukagjin mund të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të ketë erëra herë pas here të fuqishme nga jugu dhe juglindja.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershem shiu, më intensive në veri-veriperëndim dhe jug-jugperëndim të vendit. Gjatë nates, mëngjesin dhe paraditen tjetër priten reshje intensive dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë pothuajse në tërë vendin.

Në Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje instensive shiu, ndërsa në Maqedoninë e Veriut pritet mot intervale kohore me diell dhe vranësira. Gjatë nates dhe pasnesër në mëngjes dhe paradite priten reshje shiu.

Natën mes së dieles dhe të hënës në tërë rajonin veçanërisht në Shqipëri priten reshje dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të hënën në mëngjes dhe paradite priten reshje shiu në tërë rajonin, ndërsa pasdite reshjet pritet të pushojnë dhe pritet kthjellim i motit. Vetëm në disa rajone në Shqipëri priten përsëri reshje të herëpashershme lokale shiu./Meteoballkan/