Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë për këtë periudhë kohore.

Temperaturat maksimale pritet të sillën nga 18 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Në Shqipëri priten më shumë vranësira.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht i thatë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore diellore. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta./Meteoballkan