Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, i freskët dhe me diell. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me mundësi për ngrica. Ka gjasa që të ketë edhe mjegull nëpër lugina.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë, varësisht nga rajoni në rajon. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe me mundësi për mjegull nëpër disa lugina.

Fusha të fuqishme ajrore anticiklonike do të vazhdojnë të kenë kontroll të plotë në kushtet sinoptike mbi rajonin tonë edhe ditëve të ardhshme dhe për pasojë na pret mot i thatë, i kthjellët, me mëngjese mjaft të ftohta dhe me mundësi për mjegull në disa vise, por temperaturat ditore do të shënojnë ngritje./Meteoballkan