Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje atmosferike të cilat do të pushojnë gjatë ditës. Temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, në Shqipëri vende-vende intensive. Të martën në tërë rajonin do të mbajë mot me vranësira, por me mundësi edhe për intervale kohore me diell. Reshje do të ketë në disa vise të Shqipërisë të intensiteti të dobët.

Të mërkurën dhe të enjten na pret mot i vranët me reshje të herëpashershme bore si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Temperaturat do të shënojnë ulje.

Reshje bore priten edhe në Shqipëri sidomos në gjysmën lindore të vendit deri në qendër, dhe mund të ketë gjasa që reshjet e borës të paraqiten edhe në disa rajone ku bora është fenomen i rrallë./Meteoballkan