Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje bore. Paradite dhe gjatë ditës nëpër disa ultësira mund të ketë reshje të përziera ose edhe reshje shiu. Pasdite dhe gjatë mbrëmjes intensifikim i reshjeve. Priten reshje të dendura bore gjatë mbrëmjes dhe orëve të natës.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Në verilindje lindje dhe shumë vise kodrinore-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje intensifikim i reshjeve. Në jug dhe jugperëndim priten shtrëngata të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Maqedoninë Veriore sot po ashtu pritet mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje bore. Në mbrëmje dhe gjatë natës intensifikim i reshjeve dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës reshje bore mund të ketë edhe nëpër ultësira.

Në Mal të Zi sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje atmosferike. Në jug reshje shiu dhe bregdet reshje shiu, ndërsa në viset tjera reshje bore.

Të hënën në Kosovë vranët, ftohtë dhe me reshje bore. Në disa ultësira në Dukagjin mund të përzihen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi të hënën pritet mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu, shqote e bore varësisht nga rajoni.

Ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot mjaft i ftohtë. Reshjet pritet të ulën në intensitet, por ende priten reshje lokale afatshkrurtra bore sidomos në disa rajone kodrinore-malore të Kosovës, lokalisht edhe vise tjera. Në Shqipëri kryesisht thatë me përmirësim gradual të motit në viset mesdhetare.

Nga e enjta në tërë rajonin përmirësim gradual i motit, por ende pritet të jetë ftohtë dhe freskët./Meteoballkan