Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës, ka njoftuar se kjo javë do të vazhdojë të jetë me mot stabil.

Sipas IHMK-së të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu.

Kurse sot do të mbajë mot kryesisht me diell, e pasdite dhe mbrëmje me vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.