Moti sot në Shqipëri

Ditën e sotme në vendin tonë orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat më të dukshme do të paraqiten në zonat Veriperëndimore.

Por, në mesditë dhe pasdite parashikohet që të shtohen vranësirat në territorin shqiptar duke sjllë reshje shiu të cilat do të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur nga 5 gradë deri në 21 gradë.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nda drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.