Shpërthen gypi i ujësjellësit, disa lagje në kryeqytet pa ujë

Shumë lagje të Prishtinës mëngjesin e së dielës kanë mbetur pa ujë.

E gjithë kjo si pasojë e shpërthimit të një gypi në rrjetin e ujësjellësit.

Uji ka vërshuar rrugën “Luan Haradinaj” dhe rrugën “Kosta Novakoviq”.

Nuk dihet nëse zyrtarët e ujësjellësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta sanuar situatën.

Ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes.