Moti sot në Shqipëri

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 04ºC, në zonat e ulëta nga -1ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 11ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior me forcë valëzimi deri në 2-3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -8ºC deri në 04ºC dhe në zonat e ulëta nga -2ºC në 06ºC.