MSh: Sot janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.