Muja shënon në fitoren e Antwerpit

Arbnor Muja e ka gjetur golin e radhës në fanellën e Antwerpit.

Futbollisti kosovar kontribuoi në fitoren e ekipit të tij ndaj Eupen me rezultat bindës, 4:1.

Përfaqësuesi i ri shqiptar luajti nga minuta e parë, ndërsa e realizoi golin në fund të takimit.

Ky ishte goli i tretë i ish-futbollistit të Dritës në kampionatin elitar belg, ndërsa e ka dhuruar edhe një asistim.

Njëherësh, ai e shënoi një gol edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa debutoi me Antwerpin në Champions në përballje me Barcelonën.

24 vjeçari ka marrë ftesë nga selektori Sylvinho për ndeshjet e tetorit ndaj Republikës Çeke dhe kundër Bullgarisë.