Murati: BE-ja me sanksione të reja nëse trazohet veriut i Kosovës

Një deklaratë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se mund të ketë një rishikim të politikës për vizat nëse Kosova dhe Serbia s’veprojnë me përgjegjësi ka nxitur dyshime se liberalizimi nuk mund të ndodh më 1 janar 2024 për kosovarët.

Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim shpreson që kjo gjë mos t’ju ndodh qytetarëve.

Ai për Front Online ka deklaruar se BE-ja mund ta sanksionojë sërish Kosovën.

Murati thotë se kjo mund të ndodh në rast se trazohet veriu.

“Mund të ketë vazhdim të masave apo masa shtesë nëse ka komplikim në veriun e vendit , Macron e ka përmendur edhe për Serbinë, unë shpresojë që ajo nuk do të ndodhë që qytetarët mos të ndëshkohen se do të ishte një vazhdim i vuajtjeve të panevojshme jo çdo herë këto sanksione sjellin një të mirë për ata që i vendosin se ata presin që do të ketë reagim nga Qeveria”, përfundoi Murati.

Bashkimi Evropian ka arritur një konsensus që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.