Murati ju bënë thirrje shqiptarëve në Kroaci që ta votojnë deputeten Ermina Lekaj Prljaskaj

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka bërë thirrje ndaj bashkatdhetarëve që jetojnë në Kroaci që nesër gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që zhvillohen atje të votojnë për Ermina Lekaj Prljaskaj, shkruan Fokusi.info.

Nesër zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Kroaci, ndërsa Valon Murati përmes një statusi në Facebook ka bërë thirrje që shqiptarët së bashku të luftojnë për një vend që e kanë të rezervuar në Kuvendin e Kroacisë në bazë të kushtetutës kroate.

“Të dashur bashkatdhetarë tanë në Kroaci, nesër në Kroaci mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shqiptarët së bashku me popujt e tjerët të ish-Jugosllavisë luftojnë për të një vend që e kanë të rezervuar në Kuvendin e Kroacisë në bazë të kushtetutës kroate. Për shkak të bashkimit tuaj, keni arritur që ky vend t’u takojë shqiptarëve në dy zgjedhjet e fundit”, është shprehur Murati.

Ai ka bërë thirrje që të votohet Ermina Lekaj Prljaskaj.

“Andaj ju bëj thirrje që nesër të dilni në votime dhe të votoni në njësinë zgjedhore XII në Listën për pakicat kombëtare, numrin 4, përaktësisht znj.Ermina Lekaj Prljaskaj”, ka shkruar Murati.

Murati tutje ka thënë se ka besim tek znj.Ermina Lekaj Prljaskaj, dhe se me nderë dhe përkushtim e ka bërë përfaqësimin e interesave të shqiptarëve dhe të pakicave të tjera në Kroaci .

Kam besimin e plotë se deputetja e juaj e deritanishme, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj me nder dhe përkushtim e ka bërë përfaqësimin e interesave të shqiptarëve dhe të pakicave të tjera në Kroaci si dhe ka punuar për një lidhje edhe më të fortë në mes të shtetit mik e aleat Kroacisë me Kosovën, Shqipërinë por edhe me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Kosovës Lindore.

Statusi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë tanë në Kroaci, nesër në Kroaci mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

Shqiptarët së bashku me popujt e tjerët të ish-Jugosllavisë luftojnë për të një vend që e kanë të rezervuar në Kuvendin e Kroacisë në bazë të kushtetutës kroate.

Për shkak të bashkimit tuaj, keni arritur që ky vend t’u takojë shqiptarëve në dy zgjedhjet e fundit. Kam besimin e plotë se deputetja e juaj e deritanishme, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj me nder dhe përkushtim e ka bërë përfaqësimin e interesave të shqiptarëve dhe të pakicave të tjera në Kroaci si dhe ka punuar për një lidhje edhe më të fortë në mes të shtetit mik e aleat Kroacisë me Kosovën, Shqipërinë por edhe me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Kosovës Lindore.

Ajo po garon për një mandat të tretë edhe me përkrahjen e Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë. Andaj ju bëj thirrje që nesër të dilni në votime dhe të votoni në njësinë zgjedhore XII në Listën për pakicat kombëtare, numrin 4, përaktësisht znj.Ermina Lekaj Prljaskaj.