Musliu: Liri për Nasimin e Hysniun

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka kërkuar lirimin e drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hyseni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

“Liri për Nasimin dhe Hysniun”- tha ajo.

Musliu tha se UÇK është krenar kombëtare.

“UÇK KRENARI KOMBËTARE!”- tha Musliu.

Sot Gjykata Speciale pritet ta shpall aktgjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt.

Seanca është paraparë të fillojë nga ora 10:00.