Musliu: Sot me votën e VV-së po rrënohet sistemi i administratës shtetërore, po zyrtarizohet dikatatura

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është paraparë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Musliu ka shkruar se sot në Kuvendin e Kosovës me votën e VV-së po rrënohet sistemi i administratës shtetërore.

“Sot po zyrtarizohet diktatura”, ka shkruar ndër të tjera Musliu.