Nagavci tregon pse deputetët e VV-së nuk shkuan në seancën e thirrur nga PDK

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arberie Nagavci ka thënë se deputetët e VV nuk marrin pjesë në këtë seancë pasi kërkesat e PDK-së janë krejtësisht politike dhe po ashtu edhe thirrja e kësan seance.

Ajo tha se nuk është në rregull të rrezikohet shëndeti i deputetëve për një seancë të panevojshme.