Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Osman Musliu

Pas një  sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtari i Komunës së Vushtrrisë, Osman Musliu.

Për nder të jetës dhe veprës së tij, Komuna e Vushtrrisë organizoi mbledhje komemorative.

Në emër të Komunës së Vushtrrisë, foli drejtori i Drejtorisë për Arsim, Afrim Namani, ku i ndjeri Osman Musliu ishte zyrtar në këtë drejtori.

Fjalë rasti mbajti edhe bashkëluftëtari i të ndjerit, Ferki Përçuku.

Ndërkaq, në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti Bajram Musliu.

Varrimi i të ndjerit u bë në fshatin e tij të lindjes, Dumnicë e Epërme.

Osman Musliu ishte ushtar në Batalionin e Katërt të Brigadës 141 të Zonës Operative të Shalës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Fokusi.info/