Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK’së, Fatmir Aliu

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK’së, Fatmir Aliu, nga fshati Strofc i Komunës së Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për ndarjen nga jeta e të ndjerit e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Vushtrri.

Siç njoftohet varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 16.00.

Njoftimi i plotë:

Njoftim!
Me dhembje morëm lajmin për vdekjen e Veteranit të UÇK së z.Fatmir Aliu nga fshati Strofc!
Varrimi bëhet me datë 27.10.2022 në ora 16.00 në fshatin Strofc.
Ngushëllime familjes Aliu!