Në dyvjetorin e vdekjes, Haradinaj kujton Fetnete Ramosaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujton bashkëluftëtaren e tij Fetnete Ramosaj e cila tashmë dy vite ka ndëruar jetë.

Ai tha se bashkëluftëtarja e tij ishte zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte gruaja që e shkroi e bëri histori.

Haradinaj tutje the se vitet e okupimit dhe Lufta Çlirimtare, do të mbesin përherë të gjalla në libra, të shkruara nga pena e saj e mprehtë.

‘Faleminderit Fetnete! Lavdi!’, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Luftëtarët nuk vdesin kurrë!

Dy vite pa miken dhe bashkëluftëtaren, zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gruan që bëri e shkroi histori, Fetnete Ramosaj.

Vitet e okupimit dhe Lufta Çlirimtare, do të mbesin përherë të gjalla në libra, të shkruara nga pena e saj e mprehtë.

Faleminderit Fetnete! Lavdi!

RH