Në Gjermani u shfaqë dokumentari “Ferdonija”

Në Shtutgart të Gjermanisë, javën që lamë pas, janë mbajtur disa aktivitete kulturore, përcjell albinfo.ch.

Gjatë kësaj mbrëmje u shfaq dokumentari “Ferdonija”, që tregon rrëfimin e një nëne gjakovare, e cila humbi djemtë dhe burrin në luftën e fundit në Kosovë.

Pos dokumentarit, nuk munguan as promovimet e librave dhe shfaqjet teatrale.

Ndërkaq, ky aktivitet u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtutgart të Gjermanisë.

“Aktivitetet kryesore ishin shfaqja e dokumentarit “Ferdonije” e autores Shkurta Dauti, promovimi i tri librave, monografia e veprimtarit të shquar Vitor Spaqi, monodrama “Prapaskena e Fatit”, komedi nga aktori Herian Mustafaraj, monologu nga Mentor Thaqi, piano Domenik Spaqi recital dhe këngë Laura Spaqi si dhe promovimi i librit “Universi i Jetes” nga Martin Cuni”, thuhet në njoftimin e MDIS-it.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe z.Burim Krasniqi, shef i kabinetit të ministrit Gashi, Maliqe Hashani, drejtoreshë e DRKAKD-së, z. Besnik Miftari-konsull ne Shtutgart po ashtu dhe profesorë, aktivistë, shkrimtar dhe përfaqësues te shoqatave të ndryshme.

Përfaqësues të ministrisë dhe qendrës më pas shkëmbyen mes vete mirënjohje e dhurata.

MDIS po ashtu ka njoftuar se përfaqësues të kësaj ministrie, kanë mbajtur takime me kryetarë shoqatash, mësues të lëndëve të Gjermanisë dhe me bashkatdhetarë.