Nga sot deri më 31 dhjetor këto rrugë do të mbyllen për qarkullim në Prishtinë

Rruga “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë nga sot deri më 31 dhjetor do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Arkitekt Karl Gega”.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe i fton ata që të gjejnë alternativa për qarkullim në këtë pjesë të qytetit.