Ngrihet aktakuzë ndaj Haki Rugovës dhe ish zëvendësit të tij

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit të Komunës se Istogut, Haki Rugova dhe ish-nënkryetarit Lulzim Blakaj.

Ata bashkë dyshohen për “Konflikt interesit”, “Falsifikimi i dokumentit”, kurse një zyrtar i gjeodezisë dhe kadastrit dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, thuhet në kumtesë.

“Sipas aktakuzë, i pandehuri H.R., si Kryetar i Komunës se Istogut, edhe pse e ka ditur faktin se edhe para shpalljes se ankandit publik, vëllai i tij G.R., ka qenë duke e shfrytëzuar pronën të cilën e ka fituar përmes ankandit, dhe pasi e ka fituar te njëjtën, në vend se të përjashtoj veten nga kjo çështje zyrtare, i njëjti e rekomandon ish nënkryetarin këtu të pandehurin L.B., ta nënshkruajë kontratën për kryetarin”.

“I pandehuri L.B., sipas aktakuzës, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës se Istogut, pas ka kuptuar se janë duke u hetuar nga organet e hetuesisë për ketë çështje penale, ka urdhëruar zyrtarin ligjor që të hartojë një dokument i cili kinse ka ekzistuar qysh nga vitin 2018, e krejt këtë e bënë me qëllim për të iu shmangur përgjegjësisë penale”.

“Kurse, i pandehuri I.H., akuzohet se në cilësinë e udhëheqësit të sektorit në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke bërë kundërligjshëm destinimin e pronave me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë “Macon”, pronë e vëllait të pandehurit H.R”.

Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë. ​