Nis takimi i Mogherinit me burrat e Ballkanit Perëndimor

Është publikuar fotografia e përbashkët e liderëve të rajonit në Bruksel nga takimi me Mogherinin.

Në këtë darkë lamtumirëse të cilën e ka ftuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, janë edhe dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, shkruan lajmi.net.

Fotografia është publikuar nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.

Ndërkohë, në këtë takim nuk po merr pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Nuk dihet nëse në të njëjtin do të ketë diskutime bilaterale mes dy liderëve, Thaçi e Vuçiq, mirëpo mediat kanë raportuar se në takimin e përbashkët dialogu do të jetë tema kryesore e diskutimit.