U jepet lamtumira e fundit Shemsedin e Isa Abazit

I është dhënë lamtumira e fundit vëllezërve kosovarë nga Livoçi Epërm i Gjilanit që humbën jetën në Durrës si pasojë e tërmetit.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin një numër i madh i qytetarëve.

Shemsedin e Isa Abazi po qëndronin në hotelin ‘Tropikal’ në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjeve të tërmetit.

Zyrtarisht numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fundit në Shqipëri ka shkuar në 41. Qindra të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.