Një zyrtar tjetër amerikan paralajmëron heqjen e trupave amerikane nga Kosova

Senatori republikan, Rand Paul, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë që trupat amerikane t’i tërheqin nga Kosova.

Përmes një cicërime, Pauli, ka deklaruar se e inkurajon Kosovën që të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme në rajon.

“Unë mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. E inkurajoj Kosovën që të kthejë një faqe dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vjetësh atje …”, ka shkruar Pauli.

E gjatë ditës së djeshme Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova.