Njësitë Speciale vendosen në rrugën e fshatrave Bistricë e Cerajë, shumë afër Leposaviqit

Pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, janë vendosur në urën e Bistricës në rrugën kryesore që shpie nga Mitovica në Leposaviq.

Forcat speciale të ROSU-së arritën atje me pesë autoblinda.

Kosovo Online raporton se serbët lokalë “kanë frikë” se këtu mund të vendoset një pikë kontrolli, apo ndoshta mund të jetë paralajmërimi i largimit të barrikadave.

Ura e Bistricës gjendet në rrugën kryesore Mitrovicë-Rashkë, jo shumë larg kthesës në drejtim të Leposaviqit dhe pikës kufitare në Jarinje.

Janë bërë 12 ditë që serbët kanë vendosur barrikada në rrugë pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës nga Mitrovica Veriore, Dejan Pantiq.