Nuk ka datë për zgjedhjen e presidentit, bëhen të ditur komisionet parlamentare

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendin pas së cilës është bërë e ditur se të premten do të mbahet seanca në të cilën do të votohen komisionet parlamentare.

Lidhur me votimin për zgjedhjen e presidentit, deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se do të bëhet në një seancë tjetër për të cilën ende nuk është bërë e ditur kur do të mbahet.

Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentarë në Kuvendit e Kosovës do t’i kryesojë 7 komisione nga gjithsej 14 sa janë.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo tha se LVV-ja si partia më e madhe do të marr shtatë komisione, PDK dhe LDK si opozitë ju takojnë nga dy komisione si dhe AAK-ja, Lista Serbe dhe Partitë e komuniteteve jo shumicë ju takon nga një komision.

“Grupi parlamentar i Vetëvendosjes në këtë legjislaturë, do të kryesojë komisionin për buxhet dhe transfere, atë për legjislacion, komisionin për punë të jashtme, komisionin për arsim, komisionin për bujqësi, komisionin për shëndetësi, dhe atë për qeverisje lokale zhvillim rajonal dhe media”, tha ajo.