Osmani thotë se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi se cili është qëndrimi i saj lidhur me zhvillimet e fundit në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ju keni pozitën më të lartë institucionale nga të gjithë zyrtarët e LDK-së dhe është me rëndësi qëndrimi juaj”, tha Krasniqi.

Teksa, Osmani iu përgjigj se qëndrimi i saj është tashmë i ditur dhe ai nuk ka ndryshuar asnjëherë gjatë karrierës së saj politike.

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale për shtetin tonë”, tha ajo.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës aktualisht është duke vazhduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.