Pallaska: VV nuk ka kuadro të realizojë as 5% të programit

Dastid Pallaska, analist politik ka dhënë disa nga arsyet se pse është duke u zvarritur marrëveshja ndërmjet LDK-VV’së.

Njëra nga arsyet është sepse VV-ja nuk ka kuadro që siç thotë Pallaska nuk mund të realizoj as 5% të plan progamit.

Ai ka theksuar se përkundër kësaj, këto dy parti nuk kanë motiv arritjen e marrëveshjes.

“ VV-ja po frikësohet për një marrëveshje për shkak se nuk kanë kuadro të kualifikume që ti realizonë as 5% të programit që e kanë premtu. Poashtu edhe LDK-ja ka disa frika të saj ndaj VV-së por ajo çka shoh unë është sepse këto dy parti nuk kanë motiv të bëjnë marrëveshje”, tha Pallaska në T7.