Pamje nga dhomat e zhveshtores, Shqipëria luan sonte me fanellat tradicionale

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtarja shqiptare ka siguruar një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm, teksa sonte synon që të sigurojë kualifikimin si e para e grupit. Një barazim është i mjaftueshëm për këtë, përveç fitores.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë me dije se tashmë gjithçka është gati për sonte, teksa ka publikuar pamje nga dhomat e zhveshjes.

Përmes videos gjithashtu u bë e ditur se Shqipëria do të luajë sonte me fanellat tradicionale, me ngjyrat kuq dhe zi.

Pamje nga zhveshtoret: VIDEO