Parashikimi i motit

Sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius.

“E hënë – mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull dhe ngrica”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.