Parashikimi i motit

Sot në Kosovë pritet të kemi mot pranveror edhe pse jemi në fund të Dhjetorit.

Mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë dhe me gjasa për mjegull nëpër disa lugina, ndërsa dita stabile, e ngrohtë dhe me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 ajo minimale deri në 18 gradë Celsius ajo maksimale.

Nga e marta na pret mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat shënojnë ulje të lehta, ndërsa mjegulla mund të fillojë të paraqitet më shpeshë sidomos nëpër lugina dhe disa ultësira.