Parashikimi i motit

Moti sot pritet të jetë kryesisht me diell, ndërkaq në mëngjes do të ketë acar të fortë.

“Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë me shpejtësi prej 5-21 km/h”, thotë Meteo Kosova.

“Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C”.