Parashikimi i motit për sot

Në Kosovë sot pritet të jenë një ditë me diell, por me temperatura të ulëta.

Sipas Prishtina Weather mëngjeset do të jenë me ngrica, ndërsa në ultësira do të ketë kushte për mjegull.

Po ashtu parashihet të ketë përkeqësim të ajrit.

Temperaturat minimale pritet të jenë -1 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 1 deri në 3 gradë Celsius.