PDK: Degradimi i raporteve me SHBA, rrugë pa krye

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se degradimi i raporteve me SHBA-në për Kosovën nënkupton rrugë pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se se fotografia e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës sonë, që sot drejtohet nga Vjosa Osmani e Albin Kurti është, siç tha ai, trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet.

“Ky është i vetmi tregim që s’kemi besuar e pritur se do ta dëgjojmë ndonjëherë. Por ja që po ndodh e po shpaloset përpara syve tanë. Degradimi i raporteve me ShBA-në, për Kosovën nënkupton një gjë të vetme: Rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror. Për këtë gjendje, s’ka koment. Ka vetëm adresë dhe autorë: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

“Trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet”. Kjo është fotografia e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës tonë, që sot drejtohet nga Vjosa Osmani e Albin Kurti. Ky është i vetmi tregim që s’kemi besuar e pritur se do ta dëgjojmë ndonjëherë. Por ja që po ndodhë e po shpaloset përpara syve tanë. Degradimi i raporteve me SHBA-të, për Kosovën nënkupton një gjë të vetme: rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror. Për këtë gjendje, s’ka koment. Ka vetëm adresë dhe autorë: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.