Për 1 Maj, në Kosovë festohet s ‘protestohet/ Sindikatat e zhurmshme heshtin në “Ditën e Punëtorëve”

1 Maji është dita që i kushtohet punëtorëve në shumë vende të botës.

Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës për jetës.

1 Maji, dita e punëtorëve, është pjesë edhe e kalendarit të festave shtetërore.

Në shumë vende kjo ditë shoqërohet me protesta për të drejtat e punëtorëve , ndërsa në Kosovë festohet.

Jasharaj: 1 Maji i pret mësimdhënësit të zhgënjyer dhe të pakënaqur

Ani pse tërë vitin kanë pakënaqësi nga më të ndryshmet, SBASHK-u nuk do të protestojë për 1 maj.

Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj thotë se mësimdhënësit kjo ditë i pretë të zhgënjyer.

Sipas tij, është dashur të mbahet një aktivitet për pakënaqësitë e punëtorëve.

“Është dashur të kemi një marsh që t’i shprehim pakënaqësitë e punëtorëve te sektorit privat dhe publik por deri tani nuk ka ndonjë plan nga BSPK-ja për ndonjë protestë apo marsh. 1 Maji do të na pret me shumë pakënaqësi dhe me punëtorë shumë të zhgënjyer”, u shpreh Jasharaj për Front Online.

Kreu i SBASHK-ut thotë se në sistemin arsimor nuk ka shkelje të të drejtave të punëtorëve.

Ai ka përmendur disa nga pakënaqësitë e mësimdhënësve.

“Sistemi arsimor nuk kanë shkelje të mëdha të drejtave të punëtorëve ngase e kemi kontratën kolektive dhe e cila është një mburojë që i mbron të drejtat. Mësimdhënësit kanë pritur më shumë nga Ligji i Pagave disa janë të kënaqur e disa hiç. Qeveria Kurti nuk është konsultuar me ne fare për koeficientin dhe u kritikua shumë nga ne dhe të gjithë për atë vlerë, ka edhe pakënaqësi të tjera nga mësimdhënësit”, theksoi Jasharaj.

Jusuf Azemi: Sindikata e Sektorit Privat do të protestojë për “Ditën e Punëtorëve”

Edhe pse pushohet në shumicën e institucioneve, Sindikata e Sektorit Privat për 1 maj do të protestojë.

Jusuf Azemi, kryetari i kësaj sindikate ka dhënë detaje për Front Online lidhur me protestën e organizuar.

Azemi tha se Qeverisë ‘Kurti’ nuk po i bëjnë përshtypje protestat.

“Sindikata e Sektori Privat do të mbajë protestë edhe këtë vit për 1 maj në ditën e punëtorëve. Nga ora 11 e deri në 12 nga sheshi ‘Skënderbeu’ tek ‘Teatri Kombëtar’ do të jenë udhëheqësit e shoqatave sindikale e jo punëtorët. Qeverisë Kurti edhe pse dolën mijëra punëtorë para ca muajve nuk ju bëri përshtypje, nuk do t’i maltretojmë punëtorët që i kanë nga 150-200 euro pagë me dalë në protestë”, u shpreh Azemi.

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat tha se në Kosovë nuk ka ligj për të drejtat e punëtorëve.

Ai ka numëruar pakënaqësitë që kanë punëtorët e kësaj sindikate.

“Edhe pse po mbajmë protesta për 1 maj nuk po e kemi asnjë lëvizje. Nuk kemi as rritje të pagave, as përmirësim të kushteve të punës nuk kemi marrëveshje kolektive, as fond social dhe as fond për punëtorët që vdesin në vendin e punës. Në Kosovë nuk respektohen të drejtat e punëtorëve e nuk ka as ligj që i mbron të drejtat e punëtorëve, asgjë nuk ka”, thotë ai.

Vetëm gjatë 4 muajve të parë të këtij viti humbjen jetën 9 punëtorë në vendin e punës.

Kështu po thotë për Front Online, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi ka bërë të ditur edhe shifrat e vdekjeve të punëtorëve që nga vitit 2018 e deri më tani.

“Gjatë vitit 2018 kanë vdekur 27 punëtorë në vendin e punës, në vitin 2019, 17 raste të vdekjes, në vitin 2020 kemi pasur 15 raste të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, ndërsa në vitin 2021 kanë qenë 14 raste këto dy vitet e fundit ka qenë në rënie numri pasi kemi qenë të izoluar gjatë pandemisë”, tha ai për Front Online.

“Gjatë vitit 2022 i kemi pasur 23 raste të vdekjeve të punëtorëve e ndërsa gjatë këtyre muajve të vitit 2023 9 raste, ku kjo shifër është enorme i vdekjeve në vendin e punës”, u shpreh Azemi.

Jonuzi: Nuk kemi ende vetëdijesim që të protestojmë për “Ditën e Punëtorëve” – pagat jo adekuate për minatorët

1 Maji nuk do të jetë me protesta e marshe për punëtorët e Minierës së Trepçës.

“Edhe pse kemi shumë pakënaqësi ende s’ka ndodhur ai vetdijesim jonë që të protestojmë për 1 Maj”.

Kështu thotë kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Jonuzi tha për Front Online se minatorët hasin në shumë probleme gjatë punës.

Ai thotë se pagat nuk janë adekuate për punëtorët e minierës, krahas rrezikshmërisë.

“Prej punës së parë edhe deri tek e fundit ka pakënaqësi dhe shumë probleme të mëdha. Të drejtat e punëtorëve zero respektohet nuk ka hiç. Momentalisht jemi duke u furnizuar me pajisje po nganjëherë nuk kemi dhe nuk ka furnizim të pajisjeve të punës. Për rrezikshmërinë dhe punën që e bëjnë punëtorët e minierës pagat nuk janë aspak adekuate”, tha Jonuzi për Front Online.

Nga Oda e Infermierëve tregojnë se a do të protestojnë për 1 Maj-Ditën e Punëtorëve

Nexhmie Gori, nga Oda e Infermierëve po thotë se ende nuk ka informatë se a do të protestojë infermierët për Ditën e Punëtorëve.

Gori tha për Front Online se në Kosovë ka diskriminim në të drejtat e punëtorëve.

Ajo thotë se njëra ndaj pakënaqësitë e infermierëve janë pagat e ulëta është

“Deri më tani nuk kam asnjë informatë që do të protestojnë infermierët. Pakënaqësitë e infermierëve janë pagat e ulët, ngarkesa e madhe në punë, pagimi i festave i kujdestarisë në punë i vikendeve. Ka diskriminim shumë në të drejtat e punëtorëve”, theksoi Gori.

Kreu i BSPK-së: Nuk po respektohen të drejtat e punëtorëve në Kosovë

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë nuk po respektohet asnjë fije.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, kështu tha për Front Online.

Hykolli thotë se prej te drejtës për punë dhe për paga, fillojnë pakënaqësitë e punëtorëve.

“Asnjë fije nuk respektohen të drejtat e punëtorëve. Zyrat ku punojnë nuk janë të mira për të kryer punët, pagat aspak të mira, të punësuarit e lejnë familjet me një asistencë sociale dhe nuk mund të jenë të dobishëm për të kryer punët. Pakënaqësitë fillojnë prej të drejtës për punë, për pagat dhe benificionet qe si kanë dhe shumë pakënaqësi të tjera”, thotë Hykolli për Front Online.

Ai u shpreh se ndoshta nuk do të protestojnë sindikatat për Ditën e Punëtorëve.

“Për momentin nuk ka diçka që do të mbahet për 1 Maj protestë ose ndonjë aktivitet por deri të premten mund të ndryshohen qëndrimet”, tha ai.

Gashi: Qeveria dhe MF-ja nuk janë korrekt me Ligjin e Pagave – për 1 Maj mund të protestohet

Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, beson që mund të protestohet për 1 Maj.

Sipas Gashit, Qeveria dhe MF-ja nuk janë korrekt për Ligjin e Pagave.

“Besoj që do të ketë protesta për 1 maj por nuk kemi njëherë ndonjë sinjal të sigurt. Pakënaqësia është për Ligjin e Pagave kur ka hyrë në fuqi kanë dalë shumë probleme e kemi parë edhe një herë nivelin jo korrekt që është duke e treguar Qeveria dhe Ministria e Financave, duke marr parasysh që disa zyrtarë publik dhe shërbyer civil janë klasifikuar me koeficientin 3 kjo është një pakënaqësi e jashtëzakonshme me këtë vlerë nuk ka rritje të pagave”, thotë Gashi për Front Online.

Gashi thotë se Qeveria ‘Kurti’ duhet t’ kushtojë rëndësi sektorit privat jo vetëm atij publik.

“Kushtet e punëtorëve në Kosovë nuk janë hiç të mira, ende ka mungesë të inspektoratit të punës. Derisa kjo Qeveria punon shumë deri sa t’i mbledh të gjitha tatimet dhe dënimet për njerëz të pa arsyeshme vetëm për të siguruar fond për buxhet duhet t’i kushtojë rëndësi edhe sektorit privat jo vetëm publik”, u shpreh Gashi.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat për muajin shkurt për punëkërkuesit e regjistruar sipas grup moshës.

Sipas statistikave del që gjatë kanë muaji kanë qenë gjithsej 84 mijë e 661 punëkërkues.

Numri më i madh i punëkërkuesve është ai i moshës 25-39 vjeç.

Ku gjithsej kanë qenë 35 mijë e 3 punëkërkues.

Ndërsa, numri më i vogël i atyre që kanë kërkuar punë është i moshës 55-64 vjeç.

1 Maji edhe te ne në Kosovë ka një traditë. Edhe pse pushohet në shumicën e institucioneve ndër të tjera një pjesë e madhe edhe festojnë në këtë ditë.