Liverpool befasohet nga Southampton

Southampton ka bërë befasinë e javës duke arkëtuar pikët e plota kundër kampionit të Anglisë, Liverpool.

Vendasit fituan me rezultat minimal 1 – 0.

Ishte goli i ish lojtarit të “Reds”, Danny Ings që vulosi fitoren e kësaj ndeshje.

Anglezi realizoi pas vetëm dy minutave pas asistimit të Ward-Prowse.

Në lojë si zëvendësues hyri edhe sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri në minutën e 57-të, por nuk ia doli të realizoi.

Liverpool vazhdon të jetë në kreun e Premierligës me 33 pikë, aq sa ka Manchester Unitedi me një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Southampton ngritët në pozitën e gjashtë me 29 sosh.

https://www.youtube.com/watch?v=ADFeqSIUip4