Përleshje në mes të dy personave, theren me thika

Policia Rajonale e Pejës raporton se dje në Pejë ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave ku gjatë përleshjes dy të dyshuarit kanë therur me thikë një person, ndërsa personin tjetër e kanë goditur me shkop metali duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.